Liverpooli ia vë syrin Barcolas

0%

Liverpooli e ka vendosur Bradley Barcola si objektivin kryesor për repartin ofensiv gjatë afatit kalimtar të kësaj vere. Sulmuesi anësor i Paris Saint-Germain shihet si alternativa ideale për të forcuar vijën e sulmit të skuadrës nga Anfield.

Megjithatë, PSG është e gatshme të shqyrtojë largimin e reprezentuesit francez vetëm në rast se në tavolinë vendoset një ofertë shumë e lartë financiare.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Liverpool e konsideron Barcolan prioritetin kryesor për sulmin, por negociatat pritet të jenë të vështira pasi klubi parisien nuk ka ndërmend ta lërë të largohet lehtësisht një nga talentet e tij më premtues.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot