Një person është ndaluar për 48 orë në Kamenicë, pasi dyshohet se ka vënë zjarr në dy lokacione në fshatin Koretin, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 27 qershor, rreth orës , ndërsa veprimet hetimore janë ndërmarrë nga njësitet policore në Kamenicë.
Burimet bëjnë të ditur se është ekzaminuar punëtoria e ankuesit, ku janë konstatuar gjurmë të një zjarri të iniciuar, si dhe bodrumi i shtëpisë në pronë të prindit të të dyshuarit, ku zjarri kishte shkaktuar dëme materiale. Në lidhje me rastin janë intervistuar ankuesi, dëshmitarët dhe i dyshuari.
Gjatë intervistimit, i dyshuari dyshohet se ka pranuar se ka ndezur zjarr në të dy lokacionet. Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Zjarrvënie” dhe “Tentim zjarrvënie”. I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
