47-vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmjen e së dielës më 29. 06.2026 në Dragash, pasi u godit me thikë, ishte imam. Burime të KALLXO.com kanë bërë të ditur se viktima është Gazmend Tahirovci, imam i fshatit Zlipotok. Motivet e ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa i dyshuari, B.H., vazhdon të jetë në arrati.
Më , Policia e Kosovës konfirmoi se një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të shkaktuara me mjet të mprehtë. Policia bëri të ditur se rreth orës ishte njoftuar se në fshatin Zlipotok të Dragashit kishte ndodhur një rrahje mes disa personave. “Me arritjen në vendin e ngjarjes, patrulla policore ka gjetur një person të shtrirë në tokë.
Dyshohet se lëndimet i janë shkaktuar me një mjet të mprehtë” – tha zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Ekipi mjekësor nga QKMF-ja në Dragash ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Policia ka identifikuar si të dyshuar B.H., rreth 40-vjeçar, po ashtu nga fshati Zlipotok.
“I dyshuari ndodhet në arrati, ndërsa që nga mbrëmja e kaluar policia është duke ndërmarrë veprime intensive për lokalizimin dhe arrestimin e tij” – deklaroi Bytyqi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Stacionit Policor në Dragash, komandanti i stacionit, Njësia Rajonale e Hetimeve në Prizren dhe njësi të tjera policore, ndërsa hetimet po zhvillohen në koordinim me prokurorin e shtetit.
