Dinamo njofton se portieri Tomas Kiri ka rinovuar kontratën edhe për dy sezonet e ardhshme. “FC Dinamo njofton se Tomas Kiri do të jetë pjesë e familjes sonë edhe për dy sezonet e ardhshme, pasi ka rinovuar zyrtarisht kontratën. Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi dinamovit e shohin portierin 21-vjeçar si pjesë të rëndësishme të projektit për të ardhmen.
Urojmë që së bashku të arrijmë objektivat për të fituar të tjerë trofe! Vazhdojmë punën për fuqizimin e skuadrës para sfidave europiane dhe sezonit të ri…” , shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.
