Bujar Neziri: ‘Bota sot’ ka luajtur rol të madh në informimin e shpejtë dhe të saktë për të gjitha sportet

0%

Presidenti i klubit të futbollit Kosova Düsseldorf, Bujar Neziri, ka uruar 31-vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”, duke vlerësuar lart kontributin e saj në informimin sportiv dhe promovimin e vlerave kombëtare. Sipas Nezirit, “Bota sot”, që nga themelimi e deri më sot, ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e sportit dhe sportistëve, si në Kosovë ashtu edhe në diasporë.

“’Bota sot’ ka luajtur rol të madh në informimin e shpejtë dhe të saktë për të gjitha sportet dhe sportistët, kudo që veprojnë e jetojnë. Klubi i futbollit Kosova Düsseldorf dhe unë, si president i klubit, e urojmë 31-vjetorin e gazetës ‘Bota sot’. Ju urojmë të vazhdoni me këtë ritëm dhe të jeni gjithmonë në promovimin e vlerave sportive dhe kombëtare.

Gazeta ka bërë jehonë të madhe me shkrimet e saj, jo vetëm në pasqyrimin e rezultateve të Kosovës Düsseldorf, por edhe të secilit klub dhe sportisti, kudo që jeton e vepron”, ka deklaruar Neziri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot