Dogana ndalon 128 palë këpucë të dyshuara për cenim të të drejtave të

0%

Dogana e Kosovës ka ndaluar 128 palë këpucë të markave të mbrojtura, të dyshuara për cenim të të drejtave të pronësisë intelektuale, gjatë një kontrolli të realizuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës , kur zyrtarët doganorë ndaluan për kontroll një automjet me targa vendore, në kuadër të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut dhe kompetencave ligjore. Fillimisht, drejtuesi i automjetit deklaroi se nuk posedonte mallra për deklarim.

Megjithatë, bazuar në dyshime të arsyeshme dhe autorizimet e parashikuara me Kodin Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, zyrtarët doganorë kryen kontroll fizik të automjetit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë kontrollit të bagazhit u zbuluan 128 palë këpucë të markave të mbrojtura, ndërsa personi nuk kishte dokumentacion që dëshmonte origjinën e mallrave, importin e rregullt apo të drejtën për përdorimin dhe qarkullimin e tyre.

“ Në përputhje me dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, Dogana e Kosovës ka kompetencë të ndalojë mallrat për të cilat ekziston dyshimi se cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale, si dhe të ndërmarrë masat e nevojshme administrative dhe kundërvajtëse ndaj personave që tentojnë t’i fusin ose t’i qarkullojnë ato në kundërshtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Autoritetet kanë bërë të ditur se ndaj rastit është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, ndërsa malli është ndaluar për procedura të mëtejshme në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës, parandalimin e tregtisë së paligjshme dhe qarkullimit të mallrave që cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale, duke kontribuar në mbrojtjen e konsumatorëve, garantimin e konkurrencës së ndershme në treg dhe mbrojtjen e interesave fiskale të Republikës së Kosovës” , thuhet në fund të njoftimit të publikuar nga Dogana në rrjetin social Facebook.

Burimi: Bota Sot