Betisi transferon futbollistin e Real Madridit

0%

Futbollisti Fran Garcia është larguar nga Real Madridi. Mbrojtës spanjoll do ta vazhdoj karrieren te Betisi. Mediat spanjolle raportojnë se Betis do të paguaj 4 milionë euro për transferimin e 26-vjeçarit. Franc Garcia nuk ka vend në krahun e majtë të mbrojtjes, pasi Jose Mourinho i ka bërë të qartë se Marc Cucurella do të jetë titullar, derisa Alvaro Carreras si rezervë.

Real Madrid do të mbajë 50% të klauzolës të shitjes së lojtarit në të ardhmen. Ai pritet që gjatë ditës së sotme të përfundoj testet mjekësore dhe pastaj të nënshkruaj kontratën me Betisin.

Burimi: Bota Sot