Një person është duke u kërkuar nga organet e rëndit në Pejë, pasi dyshohet të ketë sulmuar me mjet të rëndë një tjetër. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës nga Emergjenca e spitalit, ku po trajtohej viktima.
“Rreth orës , policia është njoftuar nga emergjenca e spitalit se janë duke trajtuar një person të lënduar. Dyshimet fillestare ishin që viktima u lëndua nga arma, por sulmi dyshohet të jetë bërë me një mjet të fortë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e trajtuar rastin. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe më pas do të japë deklaratë mbi rastin” , ka deklaruar Gashi.
Policia është duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim
