Një rast i dhunës në familje është raportuar në Shtime, ku një burrë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga djali i tij, mëson Gazeta Sinjali. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 26 qershor, rreth orës , në rrugën “Adem Jashari”. Burimet bëjnë të ditur se viktima ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali i tij, pas një fjalosjeje mes tyre.
Sipas deklarimeve të palëve, mosmarrëveshja dyshohet se ka nisur pasi i dyshuari kishte marrë para nga kuleta e nënës dhe telefonin e saj, e më pas nuk ishte kthyer në shtëpi gjatë natës. Pas fjalosjes, situata dyshohet se ka eskaluar në dhunë fizike, ku viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Viktima dhe i dyshuari janë shoqëruar në Stacionin Policor, ndërsa viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Ndalimit në Ferizaj. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
