Dinamo i jep “leksione” Vllaznisë

0%

Klubi i Dinamos ka njoftuar miqësoren e dytël të cilën do ta luajë në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Kryeqytetasit do të luajnë përballë Strugës, skuadrës shqiptare të Maqedonisë së Veriut, të shtunën më datë 27 qershor në orën .

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Biljanini Izvori” të Ohrit dhe do t’i shërbejë të dyja skuadrave për të parë më nga afër gjendjen e futbollistëve pas periudhës së pauzës dhe në vigjilje të kualifikueseve të Conference League. Kjo përballje do të shtrihet edhe në nivel pankinash, pasi Ilir Daja do të përballet me Bledi Shkëmbin.

Kujtojmë se 3 ditë më parë, “blutë” fituan testin e parë miqësor përballë Sileksit, sfidë në të cilën shënuan kapiteni Bruno Dita dhe Dejvi Metaj. Dinamo dhe Egnatia mbeten të vetmet ekipe që kanë caktuar miqësore me skuadrat shqiptare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kujtojmë se kampionët e Superiores, pra rrogozhinasit, u përballën me kampionët e Superligës në Kosovë, Dritën, të cilën e fituan me rezultatin 2-1, ndërsa në anën tjetër, shkodranët kanë caktuar një kalendar të ngjeshur me miqësore vetëm me ekipe të huaja.

Burimi: Bota Sot