Faruk Domi: ‘Bota Sot’ ka qenë dhe është një nga dritaret më të mëdha të prezantimit të vlerave sportive

0%

Legjenda e futbollit të Kosovës, Faruk Domi, ka uruar 31 vjetorin e gazetës kombëtares “Bota sot”. Futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës kur garonte në Ligën e Parë ish jugosllave në edicionin 1983-1984, tha se “Bota sot” është një nga dritaret më të mëdha për prezantimin e vlerave sportive.

Ish reprezentuesi i Kosovës, futbollist i Trepçës së gjeneratës së artë dhe Vëllaznimit të Gjakovës, si dhe veprimtar i shquar në gjeneratën e sakrificës dhe i çështjes kombëtare, ka fjalët më të mira për gazetën kombëtare “Bota sot”. “I nderuari dhe shumë i respektuari miku ynë pa asnjë dyshim i të gjithë sportistëve anë e mbanë jo vetëm i Kosovës por edhe më gjerë z.

Kemajl Goca pranoni urimet më të sinqerta me rastin e 31 vjetorit të gazetës më të dashur dhe më prestigjioze në Kosovë ‘BOTA SOT’. ‘Bota Sot’ ka qenë, është dhe do të vazhdon të jetë një nga dritaret më të mëdha të prezantimit të vlerave dhe rezultateve të klubeve sportive si dhe sportistëve në veçanti me një profesionalizëm të theksuar, të shpejtë, të saktë dhe gjithnjë në kohën dhe vendin e duhur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Protagonist i kësaj vlere profesionale por edhe shumë i respektuar nga të gjithë sportistët dhe klubet sportive i madhi z. Kemajl Goca. I nderuar z. Kemo të urojmë shëndet, mbarësi dhe shpresojmë të vazhdoni me tutje me të njejtin, elan, dhe gjithnjë në shërbim të sportit dhe sportistëve” , ka uruar legjenda Domi.

Burimi: Bota Sot