Shpërndaje në: Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Ousmane Dembele, ka shkëlqyer duke realizuar “hat-trick” në pjesën e parë të ndeshjes ndërmjet Norvegjisë dhe Francës. Franca është duke fituar 3:1 pas 45 minutave të parë. Dembele fillimisht për 1:0 realizoi në minutën e shtatë. Në minutën e 20-të, Dembele e realizoi golin e dytë.
Një minutë më pas, Norvegjia e ngushtoi rezultatin në 2:1 me golin që e realizoi Thelo Aasgaard. Ishte sërish Dembele që e kompletoi “hat-trickun” në minutën e 32-të duke realizuar për 3:1. Kjo ndeshje i takon Grupit I.
