Shpërndaje në: Ekuadori ka luftuar shumë dhe ka shënuar fitore ndaj Gjermanisë të enjten mbrëma në New Jersey. Dhe fitorja 2:1 e afron shumë në fazën nokaut, pasi me katër pikë, Ekuadori tani zë vendin e tretë në Grupin E. Gjermania dhe Bregu i Fildishtë kualifikohen direkt nga ky grup me gjashtë pikë, kurse Kuraçao eliminohet me një pikë të grumbulluar në tri ndeshje.
Leroy Sane kaloi Gjermaninë në epërsi në minutën e dytë. Por, golat nga Nilson Angulo në minutën e nëntë dhe Gonzalo Plata në minutën e 77-të, ia siguruan fitoren ekuadorianëve. Në fazën nokaut të Kupës së Botës avancojnë tetë përfaqësueset e treta më të mira nga 12 grupe sa janë gjithsej.
