Shpërndaje në: Petar Suçiq ishte njëri prej lojtarëve të Kroacisë që shpërtheu në lot pas humbjes nga Portugalia. Ai është ngushëlluar nga Cristiano Ronaldo pas ndeshjes. “Ishte ndeshje shumë e mirë, por që për fat të keq nuk përfundoi mirë. Nuk di çka të them, ndihem i zbrazët. Por jam krenar me ekipin, sidomos për pjesën e dytë.
Kemi merituar më shumë, të paktën vazhdimet”, ka thënë Suçiq. “Na janë anuluar tri gola, vërtetë do të doja që dikush të na sqaronte në ato situata dhe për çka u morën ato vendime. Kishte shumë situata diskutabile që shkuan kundër nesh”, ka shtuar Suçiq. Superylli portugez, Ronaldo, i ka thënë kroatit që në futboll ka edhe momente të vështira.
“Isha i tronditur, ndërsa më tha që ky është futbolli. Më tha që në futboll ka momente dhe situata të vështira, por se jam i shkëlqyer, që të vazhdoj para dhe që në të ardhmen do të jetë më mirë”, ka treguar Petar Suçiq.
