Mbi 30 kandidatë kanë shprehur interesimin për t’u bërë drejtor ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, por në garë kanë mbetur 20 prej tyre. Në mesin e pretendentëve për këtë post janë janë edhe Nora Kelmendi, kuvendare komunale e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë dhe Yll Buleshkaj, Drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.
Bazuar në listën e publikuar nga AKP, më , Kelmendi dhe Buleshkaj, bashkë me 18 kandidatët e tjerë kanë kaluar fazën e parë të konkursit për këtë pozitë. Kallxo.com ka folur me të dy sa i përket kandidimit të tyre, dhe të dy kanë konfirmuar se po garojnë për të marrë drejtimin e Agjencisë së Privatizimit.
Kelmendi në bisedë telefonikë ka thënë se synon të marrë pozitën e Drejtoreshës së AKP-së ndonëse e ka bindjen se ky institucion duhet të mbyllet, ashtu edhe siç ka premtuar LVV-ja. Por për t’u shkuar AKP-ja, ajo ka thënë se duhet të ndiqen fillimisht disa procedura. “Po me siguri, nëse duhet me u mbyllë, atëherë duhet me i ndjekë disa hapa për mbylljen e AKP-së.
Mirëpo këta hapa duhet me u ndjekë në bashkëpunim me menaxhmentin e AKP-së”- ka thënë Kelmendi për Kallxo.com. E pyetur se cilat janë ato hapa që duhet me u ndërmarrë, ajo nuk i tregoj ata, por tha se e ka një plan konkret sa i përket mbylljes së këtij institucioni. “Mbyllja nuk bëhet brenda vitit.
Duhet me i përcjellë disa hapa, në mënyrë që edhe punëtorët me i akomoduar, edhe po mendoj, me biseduar me punëtorë, edhe me i kryer këto procedurat ligjore. Pa u kryer procedurat ligjore nuk mundet me u mbyllë AKP-ja.”- ka thënë Kelmendi. Ndryshe nga Kelmendin , Buleshkaj është përgjigjur me shkrim.
Ai ka treguar se mandati i tij si Drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit përfundon në dhjetor të vitit 2026 dhe më pas synon që të riaplikoj për këtë pozitë, megjithatë në ndërkohë ka aplikuar edhe për kreun e AKP-së. “Fokusi im aktual mbetet përmbushja e mandatit deri në fund dhe aplikimi për një mandat të dytë në APK.
Aplikimi në konkursin e AKP-së është pjesë e së drejtës sime profesionale për të konkurruar në procese të hapura dhe transparente.”- ka thënë Buleshkaj për Kallxo.com. Detajet e konkursit mund t’i qasni në këtë vegëz .
Verifikimin paraprak përveç Kelmendit dhe Buleshkajt e kanë kaluar edhe: Alban Maliqi, Berat Hadri, Bislim Hajdari, Burim Leci, Burim Ahmetaj, Fatbardh Sallahu, Fehmi Bajraktaraj, Hacif Ilazi, Kushtrim Brahimaj, Liridon Berisha, Milazim Tahirukaj, Muharrem Asllani, Muharrem Arifi, Myrvete Gashi Morina, Naser Krasniqi, Sevdi Dernjani, Taulant Bajrami dhe Xhemajl Dervishi.
Premtimi i LVV-së për mbylljen e AKP-së Kryeministri tani në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kishte premtuar shuarjen e AKP-së qysh në vitin 2021. “Duhet të shuhet sepse duhet të ndërtohet Fondi Sovran”- kishte thënë Kurti më .
Fondi Sovran, siç premtonte ai, do të zëvendësojë Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), duke marrë nën menaxhim ndërmarrjet publike në vend, të cilat aktualisht menaxhohen nga AKP. Në mars të vitit 2023 ishte hartuar një draft i Projektligjit për Fondin Sovran. Më , Partia Demokratike e Kosovës e kishte dërguar për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran.
Me Ligjin për Fondin Sovran, sipas kësaj partie, do të krijohej një institucion jashtë parimeve të sundimit të ligjit. , në një mbledhje të Qeverisë e kishte quajtur “Bllokim të reformave pozitive” dërgimin e disa ligjeve për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga ana e opozitës, përfshirë këtu atë të Fondit Sovran.
Sepse, siç thoshte ai, Fondi Sovran është jetik për rritjen ekonomike, shtimin e investimeve dhe pasurimin e strukturës së investimeve. “Urojmë që paralajmërimet opozitare që Kushtetuesja do ta hedhë poshtë Ligjin tonë për Fondin Sovran, sipas informacioneve të tyre të brendshme të mos dalin të sakta”- ishte lutur ai.
Procedura e vitit 2025 për Drejtor të AKP-së Nora Kelmendi e LVV-së, ishte kandidate për drejtoreshë të AKP-së edhe në vitin 2025, kur konkursi ishte anuluar pas një vendimi të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Sipas rezultateve të shpallura më nga AKP, Kelmendi ishte renditur e para me gjithsej 87.60 pikë.
Pas saj, është renditur Bujar Sadiku me 76.80 pikë dhe Muharrem Arifi me 75.20 pikë. Konkursi ishte shpallur më në faqen zyrtare të AKP-së. “Integriteti, karakteri dhe profesionalizmi në punë, fare nuk kanë të bëjnë me orientime apo të ashtuquajtura poentime politike” – kishte deklaruar Nora Kelmendi për Kallxo.com kur u pyet për garimin e saj në këtë pozitë.
Kelmendi kishte përmendur ekspertizën e saj profesionale, duke theksuar faktin se ka punuar për 8 vite në këtë institucion në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë në pushtet. “Me siguri edhe atëherë poentimi ka pasur ndikim politik sepse përzgjedhja ime në atë kohë është bërë nga një panel ndërkombëtar”- tha ajo më .
Kelmendi kishte paralajmëruar se do të japë dorëheqje nga të gjitha funksionet politike në qoftë se do të zgjidhet si udhëheqëse e kategorisë së lartë drejtuese në këtë institucion. AKP në vendimin e saj kishte thënë se kjo procedurë anulohet pasi që KPMSHC ka urdhëruar anulimin e saj pas një ankese.
Në vendimin e datës të KPMSHCK-së, ishte pranuar si e bazuar ankesa e M.A, me ç’rast u urdhërua AKP për anulimin e procedurës së rekrutimit.
Kjo pasi që ky Këshill kishte gjetur se Komisioni i Pranimit për këtë procedurë ka qenë në kundërshtim me disa dispozita ligjore pasi që ka marrë pjesë një nëpunës i civil i cili ende pa kaluar periudhën provuese është caktuar Ushtrues Detyre, si rrjedhojë në cilësinë e ushtrimit të po kësaj pozite dhe përmes të njëjtit vendim ka marrë pjesë në vlerësimin e kandidatëve.
Dhe se, po ashtu në përbërje të komisionit mungonte një nëpunës i kategorisë lartë drejtuese i shërbimit civil dhe rrjedhimisht nuk kishte kompetencë ligjore për vlerësimin e kandidatëve. “Kolegji i Këshillit konstaton, se emërimi i z.
I.G në pozitën e Ushtruesit të Detyrës të Drejtorit Ekzekutiv të AKP-së, përmes Vendimit me Nr.Ref.BD-214/2 të datës , dhe pjesëmarrja e tij si Kryesuesi i këtij Komisioni të Pranimit është në kundërshtim me këto dispozita ligjore”- thuhej ndër të tjera në këtë vendim të KPMSHCK-së.
Madje në këtë Komision Pranimi ishte edhe vet Yll Buleshkaj i cili tanimë po kandidon për pozitën e Drejtorit Ekzekutiv, e për Buleshkajn KPMSHCK kishte thënë se nuk është pozitë e nëpunësit të kategorisë së lartë drejtuese në shërbimin civil. “Ndërlidhur me emërimin e z.
Y.B- Drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit, anëtar të Komisionit të Pranimit, i cili sipas Vendimit me Nr.08-V-172 të datës , të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, është emëruar Drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Kolegji i Këshillit, i’ u referuar nenit 48 paragrafit 3, ku përcaktohet se: 3.
Komisioni shtetëror i pranimit për pozita të kategorisë së lartë drejtuese në administratë shtetërore, apo komisioni i pranimit për pozita të kategorisë së lartë drejtuese që themelohet në çdo institucion tjetër shtetëror ka pesë (5) anëtare/ë, në këtë përbërje: 3.1. tre (3) nëpunëse/ës ekzistues në pozitat e kategorisë së lartë drejtuese; 3.2. udhëheqësen/in e njësisë përgjegjëse; 3.3. një (1) eksperte/t i jashtëm.; ndaj si rrjedhojë, Kolegji konstaton se pozita e Drejtorit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, nuk është pozitë e nëpunësit të kategorisë së lartë drejtuese në Shërbimin Civil”- thuhej në këtë vendim.
Arben Limani që në vitin 2022 ishte zgjedhur Drejtor i AKP-së, më pas kishte dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit ekzekutiv i Agjencisë Kosovare të Privatizimit më . Në vitin 2003, Nora Kelmendi kishte filluar punën në Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit – AKM, ku punoi si zyrtare e privatizimit e më pas si udhëheqëse e njësisë për relacione me investitorë.
Puna e saj vazhdoi edhe për 4 vite të tjera me pasardhësen e AKM-së, Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP). Në AKP si drejtoreshë e Departamentit të shitjes detyrë kryesore kishte udhëheqjen dhe menaxhimin e përgjithshëm të procesit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë. Ajo në AKP punoi deri në vitin 2011.
Kelmendi ka qenë drejtoreshë e Gjeodezisë dhe Kadastrit në Komunën e Prishtinës kur kryetar ishte Shpend Ahmeti, gjatë kohës sa ky ishte në Lëvizjen Vetëvendosje. Por, me largimin e Ahmetit nga LVV-ja, ajo bashkë me dy drejtorë të tjerë ishin shkarkuar nga këto detyra.
Kelmendi në mars të vitit 2020 ishte emëruar këshilltare politike nga Albin Kurti që në atë kohë mbante pozitën e kryeministrit. Në gusht 2021, ajo mori udhëheqjen e Drejtorisë së njëjtë në Prizren. Si drejtoreshë e Gjeodezisë dhe Kadastrit, Nora Kelmendi ishte bërë pjesë e ekipit të Mytaher Haskukës, ish-kryetar i Prizrenit. Në zgjedhjet komunale, Kelmendi u kthye sërish në kryeqytet.
Ajo në zgjedhjet e tetorit 2021 garoi për herë të dytë si asambliste e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, derisa në vitin 2025 fitoi në këtë garë po ashtu. Ajo ka qenë e angazhuar edhe si shefe e stafit të kabinetit të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë.
KALLXO.com raportoi më se ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në zgjedhjet 2019, Mentor Hyseni, ishte propozuar nga Qeveria e Albin Kurtit për anëtar të bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Pas dy viteve si anëtar, Hyseni ishte ngritur në detyrë me vendim qeveritar më duke u bërë kryesues i bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Agjencia Kosovare e Privatizimit, në bazë të ligjit është organ i pavarur publik i cili i ushtron funksionet dhe përgjegjësitë në mënyrë autonome. Kjo agjenci ka të drejtën “për të bërë kontrata”, si dhe “për të marrë, mbajtur ose shitur pronat” publike. AKP është pasardhëse e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit (AKM) e cila ishte themeluar në kohën e UNMIK-ut.
