Katër persona mbeten të lënduar, të enjten më në qytetin e Podujevës pas të shtënave me armë zjarri. Prokuroria e Prishtinës njoftoi se një nga të lënduarit është kalimtar rasti, ndërsa tre të tjerët kanë qenë të përfshirë në ngjarje. Katër të lënduarit u dërguan dje () për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovë. Ata dje ishin trajtuar në Klinkën Emergjente. Njëri nga ta, A.
I., 25 vjeçar është ende duke u trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Maksilofaciale për trajtim të mëtejmë. Nga QKUK për KALLXO.com kanë thënë se pacienti ndodhet në gjendje stabile, me parametra të mirë shëndetësorë. Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po vazhdojnë të trajtohen edhe tre personat e tjerë. F. Z., 36 vjeçar është duke u trajtuar në Kirurgjinë Vaskulare. A.
XH., 65 vjeç po trajtohet në Kirurgjinë Torakale dhe F. Z., 32 vjeçar është duke vazhduar trajtimin në Mjekimin Intensiv Qendror. Tri armë zjarri dhe 28 gëzhoja janë gjetur dhe sekuestruar nga Policia e Kosovës në sheshin ku ka ndodhur ngjarja.
Drejtori i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Basri Shabani, ka dhënë detaje lidhur me incidentin me armë zjarri që ka ndodhur më në Podujevë, ku mbetën të plagosur katër persona. Shabani tha se Policia është njoftuar rreth orës për të shtëna me armë zjarri në qendër të Podujevës.
“Rreth orës , Stacioni Policor i Podujevës ka marrë informacion se në shesh janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Njësitë relevante i janë përgjigjur rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit janë plagosur katër persona, tre prej të cilëve kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në incident, ndërsa një kalimtar i rastit, i cili për fat të mirë ka pësuar lëndime të lehta trupore”– tha Shabani. Prokuroria e Prishtinës njoftoi se një nga të lënduarit është kalimtar rasti, ndërsa tre të tjerët kanë qenë të përfshirë në ngjarje.
