Britania sanksionon rusët që zhvilluan armë kimike të përdorura për

0%

Britania ka vendosur sanksione ndaj dy instituteve kërkimore ruse dhe stafit të lartë, për të cilët ka thënë se ishin të lidhur me programin e armëve kimike të Moskës dhe të përfshirë në zhvillimin e toksinave të përdorura për ta helmuar aktivistin e opozitës ruse, Alexei Navalny, raporton Reuters .

Sanksionet, të cilësuara nga Britania si mënyrë për të ekspozuar dhe penguar përdorimin e armëve kimike nga Rusia, u vendosën para samitit të NATO-s në kryeqytetin turk, Ankara, dhe pas veprimit të ngjashëm nga Bashkimi Europian.

Në vitin 2020, Navalny u sëmur rëndë gjatë një fluturimi në Siberi dhe laboratorët perëndimorë arritën në përfundimin se ishte helmuar me agjentin nervor Novichok, një klasë agjentësh nervorë të nivelit ushtarak të zhvilluar gjatë epokës sovjetike. Në vitin 2024, Navalny vdiq pasi u helmua me Epibatidinë, toksinë nga bretkosat helmuese, kanë thënë Britania dhe aleatë të tjerë europianë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rusia i ka hedhur akuzat se qëndronte pas vdekjes. Qeveria britanike ka njoftuar të hënën se të sanksionuarit ishin të përfshirë në zhvillimin e agjentit Novichok dhe Epibatidinës. Ministrja e Jashtme, e Britanisë, Yvette Cooper , ka deklaruar se “përdorimi i përsëritur i armëve kimike” nga Rusia përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe kërcënim për sigurinë globale.

“Nga përdorimi i agjentëve nervorë Novichok në Salisbury deri te Epibatidina në Siberi, helmimi i Daën Sturgess dhe Alexei Navalny, Rusia vazhdon të përdorë mjete barbare për të shkaktuar vdekje dhe vuajtje ndaj civilëve të pafajshëm, përfshirë në Ukrainë”, ka shtuar ajo.

Ambasada e Rusisë në Londër ka shkruar në një postim në platformën e mesazheve Telegram se i hedh poshtë “kategorikisht” akuzat e tilla, duke i quajtur at “shpifje”. Ambasada ka thënë se akuzat po përdoren për të promovuar atë që e përshkroi si kërcënim imagjinar rus dhe për të justifikuar përballjen me Moskën.

Novichok u përdor gjithashtu në helmimin e vitit 2018 të ish-agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal dhe së bijës së tij, Yulia në Salisbury – një sulm nga i cili ata mbijetuan, por që çoi në vdekjen e një civili, Sturgess, i cili më vonë ra në kontakt me një enë të hedhur të substancës.

Një hetim publik britanik arriti në përfundimin vitin e kaluar se presidenti rus, Vladimir Putin, duhet të ketë urdhëruar sulmin e agjentëve të inteligjencës GRU ndaj Skripalit. Rusia gjithmonë ka mohuar çdo përfshirje në atë incident, duke i cilësuar akuzat si propagandë anti-ruse. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo