Nga e deri më në Kosovë janë raportuar 52 raste me fruth. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka njoftuar se vetëm gjatë javës së fundit janë raportuar pesë raste të reja me fruth.
Sipas komunave, numër më i lartë i rasteve raportohet nga komuna e Prishtinës me 17 raste, komuna e Ferizajit me 12 raste: Kaçaniku me 6 raste; Fushë Kosova me 5 raste; Lipjan, Vushtrri, Shtime dhe Obiliq, me nga dy raste; si dhe me nga një rast komunat: Gjilan, Drenas, Deçan dhe Viti.
IKShPK ka rekomanduar që çdo person me simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, të paraqitet menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore.
IKShPK u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë vaksinimin sipas Kalendarit të rregullt të imunizimit në qendrat e mjekësisë familjare. Ky institucion thekson se vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e individëve të pa vaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik.
