Brenda bjeshkës Jåttå, stërviten për më të keqen që mund të ndodhë!

0%

“Fatkeqësisht, një luftë nuk është më jorealiste”, deklaron gjeneral majori gjerman në qendrën e luftës. Kjo është serioze. -Dyert e rënda të bunkerit me trashësi 40 centimetra qëndrojnë hapur ndërsa hyjmë në bjeshkën Jåttå në Stavanger të Norvegjisë!

Aty mban erë si një bodrum i vjetër ku dalin në pah muret e tunelit të lyer me të bardhë, por edhe më thellë brenda tunelit në bjeshkën shkëmbore, guri zëvendësohet nga peizazhe të pastërta zyrash. Kompleksi në mbrendi të bjeshkës është disa mijëra metra katrorë i madh. Këtu na ndjek një ekip nga baza i cili monitoron me kujdes lëvizjet se ku shkojmë dhe çfarë fotografojmë.

Kjo është Qendra e Përbashkët e Luftës (JWC), një bazë me siguri të lartë, dhe hapësirë ​​për 3,000 persona gjatë këtyre ushtrimeve. Qëllimi i bazës përmblidhet me një fjali: Ta bëjë NATO-n gati për luftë. Provë gjenerale për Luftën e Tretë Botërore!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Zhurma e çizmeve të rënda ushtarake jehon mbi dysheme, ndërsa burra dhe gra me uniforma nga Turqia, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Gjermania gjejnë vendet e tyre, ndërsa dhoma e kompjuterëve ka një ekran të madh në mur. Në ekran vijnë lajme fiktive për katastrofa! Disa do ta quanin këtë, një provë gjenerale për Luftën e Tretë Botërore.

Këtu, skenarët që po praktikojnë janë pikërisht të njëjtë me ata që mund të përballet NATO. -Sulmet kibernetike në Shtetet e Bashkuara, “NATO vendos mina tokësore” dhe “raketa balistike në rrugë nga Koreja e Veriut”, këto janë vetëm disa nga gjërat të cilat personeli i uniformuar i praktikon.

Është e rëndësishme të ushtrojmë këtë tani, përpara se të detyrohemi ta bëjmë, thotë nënkoloneli Alejandro Osorio. Qeveria dhe personeli nga vende të ndryshme, praktikohet të jetë në një qendër operacionesh taktike në një situatë lufte, të cilët shërbejnë në selinë strategjike dhe operacionale të NATO-s, me fjalë të tjera, ata e drejtojnë luftën. -Në vitin 1943, forcat gjermane e vëzhguan këtë zonë për të gjetur një vendndodhje të përshtatshme për një strukturë ushtarake më mbrendi të bjeshkës! -Pastaj, aty mbrenda bjeshkës, u ndërtua një bunker i madh! -Në vitet 1950, sistemi i bunkerëve u zgjerua dhe u vu në përdorim nga Forcat Ajrore, të ndjekura edhe nga Marina në vitin 1957. -Në vitin 1987, tunelet u zgjeruan përsëri në përgatitje për strehimin e Komandës së Lartë të Forcave të Armatosura. -Në vitin 2003, u krijua Qendra e Përbashkët e Luftës.

Brenda bjeshkës me shumë dhoma operacionesh, dhoma informimi dhe shumë gjëra të tjera për të cilat nuk kemi njohuri! Inskenimet, kur Koreja e Veriut sulmon, aty është Britaniku Phil Draper, kreu i Ushtrimeve të ndihmuara nga kompjuteri (CAX). Ai tregon në një video se çfarë ndodh midis “përçuesve” kur një raketë balistike lëshohet nga Koreja e Veriut.

Një vijë në një hartë tregon kohën reale të raketës përderisa ajo fluturon gjithnjë e më afër objektivit të saj. -Gjatë simulimit, njerëzit pas kompjuterëve trajnohen për të hartuar trajektoren e raketës në mënyrë që të dinë si ta kapin atë! Ne duam që ky inskenim, mundësisht të jetë sa më real, pra sikur të ishim realisht në një luftë, thotë Draper.

Në ekranin stimulues raketa është fiktive, por jashtë mureve të bjeshkës serioziteti është shumë real, sepse përderisa oficerët tanë këtu JWC ndjekin trajektoren dixhitale, SHBA-të, Evropa dhe Lindja e Mesme janë në konflikte reale. “Jemi në situatën më të rëndë të sigurisë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Støre.

Ndërsa lufta në Ukrainë dhe Rusi vazhdon me një ritëm gjithnjë e më të përshkallëzuar, brengosja po përhapet me shpejtësi në pjesën tjetër të Evropës. Duhet një lloj qetësie e veçantë për të udhëhequr një qendër të tillë në një kohë kaq të tensionuar…..)!

Ajo që ka ndryshuar që nga lufta ruso-ukrainase është se këto ushtrime tani janë bërë plotësisht të rëndësishme, thotë ai me një vështrim serioz. Ushtrimet janë më intensive se kurrë më parë, sepse një luftë, për fat të keq nuk është më jorealiste, vëren gjenerali major gjerman.

A keni tendencë të humbisni apo të fitoni luftërat që praktikoni? – Nëse do të bënim ushtrime ku gjithmonë kemi fituar, çfarë do të mësonim nga kjo? përgjigjet ai.

Komandanti, i cili vetë është rritur në kufirin e brendshëm gjerman në vitet 1980, tërheq paralele me situatën aktuale për vendet që kufizohen me Rusinë. -Papritmas na është dashur të vëzhgojmë se si një vend është i gatshëm të bëjë një luftë kundër një vendi tjetër dhe ta pushtojë atë. Kjo e ka ndryshuar ndjeshëm mjedisin tonë të sigurisë, thotë ai….)!

Nëse një armik imagjinar përhap një lajm të rremë se NATO po hedh në erë civilë me mina tokësore të paligjshme, udhëheqësit e lartë të NATO-s detyrohen të reagojnë menjëherë, është një shembull që theksohet. Nëse ata përgjigjen gabimisht ose vonohen shumë, ata humbasin mbështetjen nga popullsia dhe lufta mund të humbasë.

Udhëheqësit e lartë duhet të mësojnë se media nuk është diçka për t’u frikësuar, por se është një mundësi e shkëlqyer, thotë DuBois. -Ata kanë një departament të veçantë me vetëm pesë persona, i cili është i vetmi për të gjithë NATO-n, të cilët drejtojnë këtë formë specifike të simulimit të avancuar të medias për udhëheqësit e lartë. -Ne tashmë po shohim se kundërshtari ynë po kryen aktivitete të tilla, thotë ajo, duke theksuar rëndësinë e përkushtimit tonë edhe në NATO.

Qëllimi i trajnimit, planifikimit dhe ushtrimeve është të kontribuojjmë në siguri, gatishmëri dhe parandalim! “Gjëja më e rëndësishme për popullsinë është të ketë besim tek autoritetet, Forcat e Armatosura dhe NATO-ja, dhe të ndjekë informacionin e dhënë nga autoritetet përgjegjëse.”!

Burimi: Bota Sot