Kjo është nota për Granit Xhakën dhe Ardon Jasharin pas senzacionit

0%

Kapiteni Granit Xhaka me shokë kanë arritur një sukses historik, duke e kualifikuar Zvicrën në çerekfinale të Kampionatit Botëror pas plot 72 vitesh. Zvicra eliminoi Kolumbinë pas një ndeshjeje me rivalitet që përfundoi pa gola edhe pas 120 minutave lojë. Fituesi u vendos nga penalltitë, ku zviceranët u treguan më të saktë dhe triumfuan me rezultat 4:3.

Portieri Gregor Kobel ishte trim i takimit, duke bërë disa pritje vendimtare gjatë lojës dhe në serinë e penalltive. Për paraqitjen e tij ai u vlerësua me notën më të lartë, 8.8, nga faqja e specializuar e statistikave “Sofascore”. Kapiteni Granit Xhaka zhvilloi një tjetër paraqitje shumë të mirë dhe u vlerësua me notën 7.8.

Ndërkaq, Ardon Jashari, i cili ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 46-të, mori notën 6.3. Pas këtij kualifikimi historik, Zvicra do të përballet me Argjentinën në çerekfinalen e Kampionatit Botëror.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot