​Bitcoin luhatet nën 60.000 dollarë

0%

Bitcoin shtoi 0.6 për qind në 59.800 dollarë në fillim të javës, ndërsa SOL u rrit me 2 për qind, megjithëse të dhënat e derivatave dhe formacionet e grafikave tregojnë për rrezik të vazhdueshëm në rënie, shkruan Coindesk, përcjll KosovaPress.

Bitcoin ka vazhduar rënien gjatë 24 orëve të fundit, duke tregtuar nën nivelin prej 60 mijë dollarësh, ndërsa investitorët po përballen me një valë të fortë shitjesh dhe dalje rekord nga fondet spot ETF të lidhura me kriptomonedhën.

Sipas raportimeve të Bloomberg dhe CNBC, fondet spot Bitcoin ETF janë drejt muajit më të dobët që nga krijimi i tyre, me rreth 4 miliardë dollarë dalje neto gjatë qershorit. Kjo ka shtuar presionin mbi çmimin e Bitcoin-it dhe ka dobësuar ndjeshëm sentimentin e tregut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, Reuters raportoi se analistët teknikë e konsiderojnë nivelin aktual si një “pikë kritike”, duke paralajmëruar se nëse nuk rikthehet mbi nivelet kyçe të mbështetjes, Bitcoin mund të përballet me një rënie shtesë deri në 30 për qind.

Sipas të dhënave të tregut, investitorët institucionalë kanë tërhequr kapital nga ETF-të e Bitcoin-it për disa ditë radhazi, ndërsa pritjet për politika monetare më të shtrënguara në SHBA dhe forcimi i dollarit kanë ulur interesimin për asetet me rrezik, përfshirë kriptovalutat.

Megjithatë, një pjesë e analistëve vlerësojnë se tregu mund të jetë afër një faze stabilizimi, duke argumentuar se treguesit teknikë sinjalizojnë se presioni i shitjeve po fillon të zbutet, edhe pse pa garanci për një rikuperim të shpejtë.

Burimi: Bota Sot