Berisha: Edi Rama po bën ndërhyrje në Kosovë e Greqi

0%

Kreu demokrat Berisha dënon ndalimin në kufi të deputetëve të koalicionit të partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, VLEN. Duke bërë përgjegjës kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm, Berisha akuzoi se përmes këtij akti shkelen parimet e fqinjësisë së mirë.

“Akti i bllokimit të deputetëve të koalicionit VLEN është një akt që shkelmon marrëveshjet midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por dhe marrëveshjet ndërkombëtare, mbasi këta ishin me pasaporta diplomatike. Të tre. Edi Rama përpiqet pas këtij skandali të fshihet, sepse ky është një gjest tjetër, një damkë tjetër që ai merr jo vetëm në rajon, por në Europë dhe në mbarë botën”.

“Duhet të dënojmë me forcën më të madhe akuzat që Edi Rama bën për ndërhyrje të vendeve të tjera, veçanërisht Greqisë, Kosovës, duke krijuar kështu, një klimë jo miqësore me këto vende, me të cilat Shqipëria ka marrëdhëniet më të mira dhe nda shkëmbimet më intensive”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi