Shpërndaje në: Mohamed Ouahbi i kaloi 15 vjet duke dhënë mësim të edukimit fizik në një shkollë në Bruksel, ndërsa 17 vjet të tjera i kaloi duke ushtruar lojtarë të talentuar si Romelu Lukaku, Jeremy Doku e Youri Tielemans në Akademinë e Anderlechtit. Ky është përzgjedhësi i Marokut, Ouahbi, që ka bërë punë të shkëlqyer me Marokun në vitet e fundit.
Maroku nga ora do të sfidohet nga Franca për një vend në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Kur isha në Akademinë e Anderlechtit, kuptuam se lojtarët që arritën në ekipin e parë, ishin ata të cilët kishin diplomë të shkollës së mesme. Sot, futbolli është shumë i strukturuar. Lojtarët duhet të kenë disiplinë dhe edukim, që iu ndihmon shumë”, ka deklaruar në një intervistë më herët Ouahbi.
Ouahbi ka përzgjedhur lojtarë të rinj e të talentuar për Botëror. Mosha mesatare e Marokut është 26.4-vjeçare, dhe e treta më e reja në këtë turne të ngjarjes globale.
