Dy vjet pas vrasjes së Egli Progës, Prokuroria mbyll hetimet dhe

0%

Dy vjet pas vrasjes së Egli Progës, prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon çështjen për gjykim ndaj 5 personave. Me përfundimin e hetimeve, organi i akuzës u ka komunikuar akuzën e vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim, Denis Meçe dhe Leonidha Guçe, ndërsa për Arjan Manellari, Voltan Shkulaku dhe Andi Shkulaku rëndojnë akuzat e moskallëzimit të krimit të kryer në bashkëpunim dhe kryerja e veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule.

Ndaj dy të akuzuarve për vrasjen me dashje të kryer në bashkëpunim, gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndërkohë që tre të akuzuarit e tjerë po hetohen me masa më të lehta sigurie, detyrim paraqitje. Ekspertiza mjeko ligjore konfirmoi se 42 vjeçari kishte vdekur si pasojë e hemorragjisë cerebrale në cipën e trurit e shkaktuar nga goditja me grusht.

Përveç ekspertizës mjeko ligjore prokuroria mbështeti akuzën ndaj personave të përfshirë në vrasje edhe mbi dëshmi dhe ekspertimin e kamerave të bizneseve që ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vrasja e Egli Progës, e ndodhur në 10 gusht të vitit 2024, solli përplasje mes policisë dhe gjykatës, ndërkohë që familjarët e viktimës kërkuan që hetimi të përfshinte jo vetëm të akuzuarit por edhe strukturat e policisë lokale.

Burimi: Bota Sot