Belgjika vendos tarifë për përdorimin e autostradave, do ta paguajnë

0%

Belgjika do të vendosë nga viti i ardhshëm një tarifë për përdorimin e autostradave, e cila do të vlejë edhe për shoferët e huaj që kalojnë transit nëpër vend. Vendimi u njoftua nga tri rajonet e Belgjikës, të cilat janë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve. Aktualisht, shumica e autostradave në vend përdoren pa pagesë, por vendosja e një tarife të tillë është diskutuar prej vitesh.

Sipas planit, sistemi i ri do të hyjë në fuqi më . Të gjithë drejtuesit e automjeteve do të duhet të regjistrojnë automjetin e tyre dhe të paguajnë tarifën përkatëse. Për ata që vetëm kalojnë transit nëpër Belgjikë do të ketë edhe leje ditore. Tarifa vjetore do të jetë 90 euro për automjetet me emetime zero, ndërsa për automjetet që ndotin më shumë mjedisin do të arrijë deri në 125 euro .

Autoritetet kanë bërë të ditur se kamerat rrugore do të identifikojnë automjetet që nuk kanë paguar tarifën, ndërsa shkelësit do të gjobiten me 70 euro , raporton Euronews, transmeton Sinjali. Të ardhurat nga kjo tarifë do të përdoren për funksionimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit rrugor në Belgjikë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, propozimi ende pret miratimin përfundimtar nga rajonet belge dhe autoritetet evropiane. Kryetari i partisë liberalo-konservatore MR ka deklaruar se qeveria synon ta kompensojë këtë tarifë të re për qytetarët belgë duke ulur disa taksa të tjera. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com