Fabrizio Romano konfirmon prapaskenat: Në ditët e ardhshme vendoset e

0%

Saga e rinovimit të kontratës së Vinicius Junior me Real Madridin pritet të hyjë në një fazë vendimtare në ditët në vijim. Sipas ekspertit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, agjentët e sulmuesit brazilian do të zhvillojnë bisedime të reja me drejtuesit e Real Madridit, me synimin që të gjendet sa më shpejt një marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit.

Të dyja palët dëshirojnë ta zgjidhin situatën sa më parë, pasi negociatat janë zvarritur për më shumë se një vit. Real Madridi është veçanërisht i interesuar që çështja të mbyllet shpejt, pasi Vinicius tashmë ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij dhe nga janari do të ketë të drejtën të negociojë me klube të tjera. Sipas raportimeve, pengesa kryesore mbetet aspekti financiar.

Kampi i 25-vjeçarit kërkon një pagë vjetore prej 30 milionë eurosh, e barabartë me atë të Kylian Mbappe, si dhe një bonus të konsiderueshëm për rinovimin e kontratës. Nga ana tjetër, oferta aktuale e Real Madridit kap vlerën e 20 milionë eurove në sezon, çka ka krijuar një hendek të madh mes kërkesës dhe ofertës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pavarësisht kësaj, presidenti Florentino Perez nuk dëshiron të ndahet me Viniciusin dhe e konsideron brazilianin një nga shtyllat kryesore të projektit afatgjatë të klubit. Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të kuptuar nëse palët do të arrijnë kompromis apo nëse saga e rinovimit do të vazhdojë edhe më tej./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi