Bekë Berisha dhe Burim Ramadani marrin mandatin e deputetit, pas

0%

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit, dy kandidatë të Aleancës kanë siguruar ulëset e deputetëve pas tërheqjes së Ardian Gjinit dhe Daut Haradinajt nga pranimi i mandatit. Në vend të Ardian Gjinit, mandatin e deputetit do ta marrë Bekë Berisha, i cili në listën e kandidatëve të Aleancës ka qenë i pesti për nga numri i votave.

Berisha ka marrë gjithsej 22 mijë e 443 vota nga qytetarët në zgjedhjet e 7 qershorit. Ndërsa në vend të Daut Haradinajt, ulësen në Kuvend do ta marrë Burim Ramadani, i cili ka qenë kandidati i radhës me numrin më të lartë të votave në listën e këtij subjekti. Ramadani ka marrë 20 mijë e 101 vota.

Në listën e kandidatëve të AAK-së, rezultatet kryesore të votave ishin: Ardian Gjini – 44 mijë e 781 vota Ramush Haradinaj – 40 mijë e 581 vota Daut Haradinaj – 31 mijë e 48 vota Besnik Tahiri – 27 mijë e 275 vota Bekë Berisha – 22 mijë e 443 vota Burim Ramadani – 20 mijë e 101 vota Me këto ndryshime, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të përfaqësohet me shtatë deputetë në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi