BE: Duhet stabilitet institucional për të kapur momentumin e

0%

Në kohën kur po pritet formimi i institucioneve të reja, Bashkimi Europian ka rikujtuar se Kosova duhet të krijojë stabilitet institucional për të përfituar plotësisht nga momentumi i ri i zgjerimit të BE-së, si dhe nga mundësitë që ofrohen përmes Planit të Rritjes dhe Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA).

Kështu ka shkruar Zyra e BE-së në Kosovës, pas një takimi mes shefes në detyrë të Bashkimit Europian në Kosovë, Eva Palatova me Drejtoreshën për Zgjerim të BE-së dhe Fqinjësinë Lindore për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti, e cila pritet të takojë përfaqësuesit e shoqërisë civile. Kjo vizitë po realizohet pikërisht në ditën e afatit të fundit për Agjendën e Reformave.

Siç raportoi Kallxo.com më , dështimi në zbatimin e këtij plani deri më 30 qershor rrezikon t’i kushtojë Kosovës humbjen e dhjetëra milionë eurove nga fondet e Bashkimit Europian për Planin e Rritjes. “Kosovës i duhet stabilitet institucional për të përfituar plotësisht nga momentumi i ri i zgjerimit të BE-së, nga Plani i Rritjes dhe IPA”- ka shkruar Zyra e BE-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse ekziston mundësia e negocimit për të shmangur humbjen e disa milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së, në rast se reformat nuk përmbyllen deri më . “Rruga e vetme është që Kosova t’i përmbushë reformat. Kosova ka një ‘periudhë hiri’, e cila do të përfundojë së shpejti…

Prandaj edhe ia përsërita kryeministrit [Kurti], por edhe kryenegociatorit për BE-në (Jeton Zulfajt): Ju lutem, do të ishte shumë keq që Kosova të mos i gëzojë frutet e atyre pagesave” – tha Kos në një përgjigje për Kallxo.com, në një konferencë për media gjatë vizitës së saj të parë në Kosovë, më .

Kos potencoi se Plani i Rritjes bazohet në instrumente speciale financiare dhe rregulla të qarta. Dhe rregullat sipas saj janë: Kosova t’i përmbush reformat e veta në mënyrë që të merr fondet. “Jam e kënaqur që Parlamenti ka ratifikuar dy marrëveshje për t’i marr 61 milionët.

Tash janë në përgatitje që të bëhet pagesa e parë dhe për fat të keq instrumenti do të mbarojë në 2027” – shtoi ajo. Aktualisht, vendi nuk ka Kuvend funksional. Certifikimi i zgjedhjeve nuk mund të bëhet para 30 qershorit, meqenëse edhe pse janë shpallur rezultatet përfundimtare, ka ankesa të dorëzuara në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) të cilat duhet të shqyrtohen.

Në bazë të llogaritjeve, rezultatet nuk mund të ceritifikohen deri javën tjetër, derisa të shterren afatet e ankesave në PZAP dhe në Gjykatë Supreme. Jiri Plecity, Udhëheqës i Njësisë në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore në Komisionin Evropian, ka thënë në takimin e parë monitorues Bashkimi Evropian-Kosovë për Reforma dhe Rritje që u mbajt në Prishtinë, më .

Ai ka shtuar në këtë takim, se në fund të këtij viti përfundon afati për 27 hapa të reformave me vlerë prej 166 milionë eurove. Derisa ka thënë se ka kohë deri në fund të vitit, ai ka kërkuar dyfishim të punës për 27 reformat.

Duke cituar komisioneren Marta Kos, Plecity ka thënë se Kosova tash mund të kap një mundësi të madhe për të bërë progres në rrugën e saj europiane dhe të përfitojë nga mbështetja përmes Planit të Rritjes. “Dy vjet më parë, Kosova ishte ndër përfitueset e para në Ballkanin Perëndimor që përgatiti një agjendë të mirë të reformave.

Tash ka ardhur koha dyfishoj punën për implementimin e këtyre reformave”- ka thënë ai. Plecity ka thënë se me prioritet duhet të jetë reforma në drejtësi, luftim të krimit dhe korrupsionit si dhe adoptim të ligjeve për energji dhe energji elektrike.

“Ligji për rregullatorin e energjisë mbetet një prioritet i lartë”- shtoi ai duke thënë se këto reforma janë edhe çelësi që të ofroj siguri në energji për Kosovën.

Komisioni Europian në një përgjigje për Kallxo.com, tha se Kosova ka të drejtë të përfitojë deri në 882.6 milionë euro, me kusht të përmbushjes së hapave të Agjendës së Reformave dhe nëse plotësohen kushtet e përgjithshme dhe parakushtet për pagesë.

Institucioni, shtoi se pas ratifikimit të vonuar të Marrëveshjes për Instrumentin dhe Marrëveshjes së Huas, Kosovës i duhet të përshpejtojë zbatimin e Agjendës së Reformave për të shmangur humbjen e fondeve që lidhen me hapat reformues, afatet e të cilëve po afrohen.

Në përgjigje, rikujtuan se afati i ardhshëm i raportimit do të jetë më dhe pas vlerësimit të përmbushjes së hapave të Agjendës së Reformave – me kusht që të jenë plotësuar kushtet e përgjithshme dhe parakushtet – mund të bëhet lëshimi i rregullt i fondeve në kuadër të Planit të Rritjes.

“Me përfundimin e periudhës së parë të tolerimit (grace period) më 30 qershor të këtij viti për 13 hapa reformues, Kosova rrezikon të humbasë fonde nëse nuk shënon progres në zbatimin e Agjendës së Reformave”- shkruan në përgjigje.

Kur Komisioni Europian kishte nisur bartjen e mjeteve të parafinancimit prej 61.8 milionë eurosh për Kosovën pas ratifikimit të marrëveshjevem, Qeveria kishte bërë me dije se në Agjendën e vet të Reformave që është bazë për ndarjen e mjeteve të Planit të BE-së për Rritje Ekonomike – Kosova është zotuar të zbatojë 111 hapa reformash, duke mbuluar fusha kyçe si sundimi i ligjit, qeverisja, zhvillimi ekonomik, tranzicioni i gjelbër dhe ai digjital, si dhe kapitali njerëzor.

Kjo është një ndër marrëveshjet me vlerën më të madhe dhe më të rëndësishmet që përfiton Kosova. Për shkak të ngërçit të gjatë politik dhe mbajtjes së zgjedhjeve të reja, Plani i Rritjes kishte mbetur pa u ratifikuar për më shumë se një vit, duke mbajtur pezull shumën prej 882 milionë eurosh.

Burimi: Kallxo