Bayern Munich po përgatit 60 milionë euro për yllin e Barcelonës

0%

Bayern Munich e ka identifikuar Jules Kounden si një nga objektivat kryesorë për përforcimin e krahut të djathtë të mbrojtjes, por kampioni gjerman e di se negociatat me Barcelonën nuk do të jenë aspak të lehta. Sipas raportimeve nga Gjermania, drejtuesit bavarezë po e ndjekin me vëmendje situatën e mbrojtësit francez, megjithatë çdo lëvizje konkrete do të varet nga largimi i Sacha Boey.

Mbrojtësi francez nuk bën pjesë në planet e trajnerit Vincent Kompany për sezonin e ri dhe Bayern synon ta transferojë fillimisht atë, në mënyrë që të krijojë hapësirë si në skuadër, ashtu edhe në aspektin financiar. Vetëm pasi të zgjidhet e ardhmja e Boey, Bayern pritet të intensifikojë përpjekjet për transferimin e Koundes.

Nga ana tjetër, Barcelona nuk e konsideron francezin të paprekshëm, por as nuk ka ndërmend ta shesë nën vlerën e tij. Kontrata e Koundes me klubin katalanas është e vlefshme deri në verën e vitit 2030, çka i jep Barcelonës një pozicion të fortë në negociata.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas mediave spanjolle, drejtuesit blaugranas do të pranonin të diskutonin për shitjen e mbrojtësit vetëm nëse në tavolinë vendoset një ofertë prej të paktën 60 milionë eurosh. Një shitje e tillë do ta ndihmonte Barcelonën të balanconte financat dhe njëkohësisht të siguronte fonde për lëvizje të tjera në afatin kalimtar.

Barcelona ia cakton çmimin Ferran Torresit pas interesimit të fortë nga PSG-ja Përveç Bayernit, interesim për Kounden kanë shfaqur edhe disa klube angleze. Megjithatë, bavarezët besojnë se mund ta joshin 27-vjeçarin me projektin sportiv, ku do të luftonte për të gjithë trofetë dhe do të kishte një rol kyç në skuadrën e Vincent Kompanyt.

Në moshën 27-vjeçare, Kounde konsiderohet se ndodhet në kulmin e karrierës, duke kombinuar eksperiencën ndërkombëtare me cilësitë fizike dhe aftësinë për t’u përshtatur në role të ndryshme në repartin defensiv./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi