Avni Islami ngre alarmin pas deklaratës së Sheshelit: Kosova duhet

0%

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar pas deklaratës së politikanit serb Vojislav Sheshel, i cili ka thënë se “përderisa ushtria serbe nuk kthehet në Kosovë, nuk ka bukë”. Islami vlerëson se kjo deklaratë pasqyron qëndrimet e spektrit politik në Serbi ndaj Kosovës dhe bën thirrje për forcimin maksimal të kapaciteteve të sigurisë në vend.

Sipas tij, Kosova duhet të fuqizojë Policinë, AKI-në dhe Ushtrinë, duke theksuar se “balanca e forcave ushtarake prodhon paqe dhe siguri”. Postimi i Islamit: Reagim me shkas, Rreth shtatë muaj më parë, presidenti Vuçiç deklaroi se Serbia po pret rrethana të tjera të favorshme që të hyjë në Kosovë me ushtrinë e saj për ta okupuar atë.

Është interesant që pas kësaj periudhe, lajmërohet mësuesi dhe frymëzuesi i Vuçiçit, Vojsllav Shesheli. Ai deklaroi së fundmi se “përderisa ushtria serbe nuk kthehet në Kosovë, nuk ka bukë”. Ky politikan antishqiptar, i cili në vazhdimësi ka bërë thirrje për zhdukjen e shqiptarëve, tregon qartë se çfarë mendojnë dhe planifikojnë ata për ne.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kur bëhet fjalë për Kosovën, i gjithë spektri politik në Serbi mendon njësoj, pa dallim mes pozitës dhe opozitës. Prandaj, ne duhet të forcohemi maksimalisht në fushën e sigurisë, duke fuqizuar Policinë, AKI-në dhe Ushtrinë e vendit tonë. Nuk thuhet rastësisht se balanca e forcave ushtarake prodhon paqe dhe siguri.

Burimi: Bota Sot