Zjarri në Ballancë vihet nën kontroll dhe shuhet plotësisht

0%

Zjarri i përfshirë në fshatin Ballancë të Komunës së Vitisë është lokalizuar dhe shuar plotësisht nga ekipet e Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, pasi për disa orë kishte rrezikuar edhe disa shtëpi banimi.

Lajmin e ka bërë të ditur komandanti i njësisë së zjarrfikësve në Viti, Hetem Jakupi, i cili ka theksuar se ndërhyrja e shpejtë ka qenë vendimtare për parandalimin e përhapjes së flakëve. Ai ka thënë se zjarri është shuar falë reagimit të shpejtë dhe punës profesionale të zjarrfikësve.

“Ju njoftojmë se zjarri i raportuar në fshatin Ballancë, Komuna e Vitisë, është lokalizuar dhe shuar plotësisht nga ekipet e Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit. Falë reagimit të shpejtë, angazhimit maksimal dhe punës profesionale të zjarrfikësve, u arrit të parandalohet përhapja e flakëve drejt sipërfaqeve tjera dhe pronave përreth, duke shmangur dëme edhe më të mëdha.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas përfundimit me sukses të intervenimit dhe sigurimit të plotë të zonës, ekipet e zjarrfikësve janë tërhequr dhe janë kthyer në bazë, duke mbetur në gatishmëri të plotë për çdo rast tjetër emergjent”, ka shkruar Jakupi në Facebook. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com