Kosova është para sfidës së vështirë dhe të fundit në Grupin C të parakualifikueseve për EuroBasket 2027. “Basketbollistët e Sllovakisë do të paraqiten të dielën, më 5 korrik, nga ora para publikut të tyre. Në arenën e hokejit “TiposBet” në Spishska Nova Ves do të përballen me Kosovën. Kombëtarja, e udhëhequr nga trajneri Oliver Vidin, do të ketë mbështetjen e rreth 3.000 shikuesve.
Pas fitores së Shqipërisë ndaj Kosovës të enjten, tashmë është e qartë se skuadra e drejtuar nga Oliver Vidin nuk mund ta humbasë më vendin e parë në Grupin C”, shkruan në faqen e federatës sllovake. Motivi kryesor i kësaj ndeshjeje është rikthimi i Sllovakisë në Spishská Nova Ves pas plot 18 vitesh.
Për më tepër, sfida do të zhvillohet në arenën e hokejit “TiposBet”, ndërsa në tribuna priten rreth 3.000 shikues. “Në Sllovaki zakonisht nuk luajmë ndeshje basketbolli në ambiente kaq të mëdha. Kjo më kujton Pallatin e Akullit ‘Ondrej Nepela’ në Bratislavë, edhe pse kjo është një arenë më e vogël. Më sjell ndër mend edhe kujtimet nga ndeshjet me Spanjën.
Të gjithë mezi e presim këtë ndeshje dhe shpresojmë që në Spishská Nova Ves të luajmë në një atmosferë të mrekullueshme”, tha anësori David Abrham. Trajneri Oliver Vidin kishte në dispozicion 13 basketbollistë gjatë përgatitjeve përfundimtare. Në fund, në listën zyrtare të ndeshjes nuk u përfshi David Novak nga BC Prievidza.
Në skuadër mbizotëron një atmosferë e shkëlqyer dhe vendosmëria për ta mbyllur fazën e parë të kualifikimeve me një fitore bindëse.
