ASH: Vota e diasporës nuk duhet të jetë instrument propagande

0%

Aleanca për Shqiptarët mbështet të drejtën e diasporës për të votuar. Megjithatë, nuk bien dakord me mënyrën se si pushteti paraqet këtë çështje para opinionit publik. Deputeti i Aleancës për shqiptarët Halil Snopçe thotë se nuk janë kundër votës së diasporës, mbështesin si votimin elektronik, ashtu edhe votimin me postë. Por janë kundër çdo forme manipulimi me diasporën.

“Ka një ndryshim të madh ndërmjet të drejtës për të votuar dhe të drejtës për të pasur një votë të barabartë. Nëse diaspora është pjesë e këtij shteti, duhet t’i jepen të drejta të plota. Mos ta përdorni vetëm si slogan politik. Mos ta përdorni vetëm kur ju duhen votat.

Mos i trajtoni si qytetarë të dorës së dytë.Sot pushteti flet për votën e diasporës, por hesht për pyetjen më të rëndësishme. A do të ketë vota e diasporës të njëjtën peshë si vota e qytetarit që jeton në Maqedoninë e Veriut? Këtu qëndron dallimi mes nesh. Ne nuk kërkojmë një të drejtë simbolike; kërkojmë një të drejtë reale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nëse diaspora do të votojë në zgjedhjet parlamentare, vota e saj duhet të ndikojë plotësisht në përbërjen e Kuvendit, dhe jo të përdoret si instrument propagandistik që krijon iluzionin e pjesëmarrjes pa garantuar barazinë e votës”, tha ai.

Burimi: Telegrafi