Alvarez për Messin: Ai është fenomen

0%

Shpërndaje në: Julian Alvarez ka thënë se “nuk ka më fjalë për të përshkruar Lionel Messin”. Ai ka thënë se po e shijojnë çdo moment të tij në fushë. “Nuk ka më fjalë për të përshkruar Messin. Ne përpiqemi ta mbështesim, ta shoqërojmë dhe të shijojmë çdo moment pranë tij. Gjithashtu e falënderojmë për gjithçka që bën për ne dhe për mënyrën se si na trajton.

Ai është një legjendë dhe lojtari më i mirë në botë dhe në histori. Ai është fenohem”, ka thënë Alvarez pas fitores 3:2 të Argjentinës ndaj Egjiptit.

Burimi: Koha