Mbyllet Pishina e Gërmisë, priten analizat e IKSHPK-së

0%

Shpërndaje në: Ndërmarrja “Sport Marketing” ka njoftuar të martën se Pishina e Gërmisë do të jetë e mbyllur deri në përfundimin e analizave të ujit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë. Kjo ndërmarrje ka thënë se kërkesa për mbyllje të përkohshme është bërë nga Inspektorati Sanitar.

“NPL “Sport Marketing” Sh.A. rregullisht kontrollon cilësinë e ujit dhe bën matjen e vlerave përkatëse, në përputhje me standardet dhe procedurat e brendshme të mirëmbajtjes. Gjendja e përgjithshme e Pishinës së Gërmisë është e mirë, si në aspektin e cilësisë së ujit, ashtu edhe të ambienteve brenda saj.

Megjithatë, duke marrë parasysh rregullat dhe procedurat e IKSHPK-së për pishinat publike, si dhe për hir të transparencës dhe korrektësisë ndaj qytetarëve, do të presim rezultatet zyrtare nga Instituti para vazhdimit të punës. Si ndërmarrje, respektojmë dhe zbatojmë vendimet e organeve përgjegjëse, duke pasur si prioritet kryesor sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve”, thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo ndërmarrje ka njoftuar se sapo të ketë rezultatet zyrtare do të njoftojë për hapat e mëtejmë.

Burimi: Koha