Një person është arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin se në gjendje të dehur ka goditur veturën zyrtare të Policisë së Kosovës. Për pasojë, siç njoftojnë organet e rendit, vetura ka devijuar dhe ka goditur shtyllën elektrike duke çuar në lëndimin e zyrtarëve policorë. Pas kësaj ndodhie, i dyshuari ka tentuar të largohet me këmbë, mirëpo Policia bën të ditur se e kanë ndaluar.
“Në vendin e ngjarjes tretman mjekësor pranojnë zyrtarët policorë dhe të lënduarit tjerë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”- thuhet në njoftim. Rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”.
