Seanca për dosjen e ndarë nga ish-presidenti Meta shtyhet, mungon

0%

Ka nisur seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Pirro Xhixhon, pjesë e ndarë nga dosja ndaj Ilir Metës. Sipas gazetares Anila Hoxha, në sallën e gjyqit ishte e pranishme Ema Çoku, ndërsa Fatime Kryemadhi mungonte së bashku me avokatët e saj. Po ashtu, në seancë nuk ishte i pranishëm as Pirro Xhixho, i cili përfaqësohej nga avokati Sokol Mëngjesi.

Organi i akuzës kishte parashikuar leximin e pretencës në këtë seancë, por mbrojtja e Kryemadhit ka kërkuar shtyrjen e procesit. SPAK deklaroi se, duke qenë se e pandehura Fatime Kryemadhi nuk përfaqësohej nga mbrojtja ligjore, seanca nuk mund të zhvillohej në këto kushte.

Burimi: Bota Sot