IKShPK: 52 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja

0%

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë të ditur se gjatë periudhës 16 prill – në vend janë regjistruar gjithsej 52 raste të konfirmuara me fruth. Sipas të dhënave të IKShPK-së, vetëm gjatë javës së fundit janë raportuar edhe pesë raste të reja të infeksionit.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në Prishtinë me 17 raste, pasuar nga Ferizaj me 12 raste, Kaçaniku me 6 raste dhe Fushë-Kosova me 5 raste. Në Lipjan, Vushtrri, Shtime dhe Obiliq janë raportuar nga dy raste, ndërsa nga një rast është regjistruar në Gjilan, Drenas, Deçan dhe Viti.

IKShPK u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë vigjilentë ndaj simptomave të dyshimta si temperaturë e lartë, skuqje në lëkurë, kollë, rrufë dhe konjuktivit, dhe të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore në institucionet më të afërta shëndetësore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Duke pasur parasysh infektueshmërinë e lartë të fruthit, rrezikun e përhapjes së tij në komunitet dhe komplikimet që shkakton fruthi, IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë vaksinimin sipas Kalendarit të rregullt të imunizimit në qendrat e mjekësisë familjare.

Vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e individëve të pa-vaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik”, thuhet në njoftim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com