Një person është arrestuar në fshatin Milloshevë të Obiliqit, pasi dyshohet se ka kanosur një person duke ekspozuar një armë zjarri. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më , rreth orës . Ankuesi ka raportuar se i dyshuari e ka kanosur duke ia ekspozuar një pistoletë.
Policia e Kosocës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar, ndërsa gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me nëntë fishekë, një leje arme për shenjëtari dhe një libër për evidentim të lëvizjes. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar si “armëmbajtje pa leje” dhe “kanosje”.
