Një 40-vjeçar është arrestuar të enjten në Ferizaj, pasi i njëjti ishte duke u kërkuar me urdhër arrest. Policia ka njoftuar se i njëjti kishte urdhër arrest aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën, “rrezikim i trafikut publik”, me dënim prej 25 ditësh burgim.
“Më , rreth orës , Njësia e Trafikut të Qytetit ka ndaluar një person me inicialet Q.A, 40-vjeç, i cili pas verifikimit ka rezultuar me urdhër arrest aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj – dega Kaçanik, për veprën “Rrezikim i trafikut publik”, me dënim prej 25 ditësh burgim” – thuhet në komunikatën e Policisë së Ferizajt.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore është dërguar në vuajtje të dënimit.
