Po vazhdon edhe sot largimi i mbetjeve të cilat janë kanë mbetur nga rrënimet e objekteve që kanë qenë në afërsi të liqenit të Ujmanit. KALLXO.com ka siguruar gjatë ditës së sotme disa pamje të reja të cilat tregojnë punën që po vazhdon për të larguar mbetjet nga rrënojat.
Më , Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli njoftoi në rrjetin social Facebook në lidhje me aksionin që ka ndërmarrë Inspektorati i Ministrisë. Sipas ministres Pacolli, aksioni në Ujman u zhvillua për të rikthyer në administrim të Ibër- Lepencit, prona të uzurpuara në pjesën e veriut të Kosovës. “Mbrojtja e ujërave mbetet prioriteti ynë kryesor.
Për këtë arsye, do të vazhdojmë t’i mbrojmë, t’i menaxhojmë me përgjegjësi dhe t’i zhvillojmë si një pasuri jetike për Kosovën”- ka shkruar Ministrja Pacolli.
