Rexhepi: Shqetësuese heshtja e Qeverisë për gazin amerikan

0%

Shpërndaje në: Eksperti i energjetikës, Vezir Rexhepi, ka thënë se përtej qëndrimeve politike, asnjë Qeveri deri më tani nuk ka ftuar ekspertët kompetent që të bëhen analiza më të gjera për fushën e energjisë. Rexhepi në emisionin “Konfront” në KTV, ka deklaruar se megjithatë heshtja në raport me projektin e gazit amerikan është shqetësuese.

Eksperti Rexhepi ka potencuar se Amerika është aleat strategjik dhe si i tillë nuk guxojmë të largohemi nga objektivat e përbashkëta. “Nuk e di në prapaskenë çka ndodhë sepse është temë shumë strategjike për ne. Nuk e dimë në prapavijë a diskutohet nga Qeveria me ekspertë përkatës në fushën e energjisë, ekonomisë e ambientit sepse këto janë fushat që e përmbledhin këtë projekt.

E shoh që ka një heshtje dhe ende nuk po shoh një miratim të plotë. Kjo është shqetësuese. Ne e kemi aleat të padiskutueshëm Amerikën dhe nuk guxojmë të ikim nga objektiva strategjike dhe amerikane”, ka thënë Rexhepi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Eksperti i fushës së energjisë, ka vlerësuar se Kosova nuk humb asgjë nëse lidhet në projektin e gazit amerikan, për të cilin e përsëriti se është shumë strategjik për shtetin e Kosovës.

Së fundmi është bërë thirrje që institucionet e Kosovës të veprojnë shpejt për përfshirjen e vendit në projektet rajonale të gazit natyror, duke e cilësuar si të domosdoshëm për sigurinë energjetike dhe zhvillimin ekonomik. Madje, nga odat ekonomike në Kosovës është thënë se refuzimi i gazit amerikan mund të ndikojë negativisht në partneritetin me SHBA-në.

Kosova ka refuzuar të investojë rreth 200 milionë dollarë amerikanë në infrastrukturën e gazit përmes programit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe i ka devijuar fondet në sistemet e ruajtjes së energjisë në bateri.

Burimi: Koha