Arrestohet një person i kërkuar në Gjakovë, dërgohet në vuajtje të

0%

Policia e Kosovës ka arrestuar në Gjakovë një person të kërkuar me urdhër-arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe është derguar në vuajtje të dënimit prej tre vjetësh. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi është kryer më nga Njësia për ndërlidhje me gjykatat në kuader të Stacionit Policor në Gjakovë.

I arrestuari kërkohej për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse.” Pas përfundimit të procedurave policore, i arrestuari është dërguar në institucion korrektues për vuajtjen e dënimit prej tre vjetësh burg, ku llogaritet edhe koha që ai ka kaluar në paraburgim.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet maksimalisht e përkushtuar në zbatimin e vendimeve të organeve të drejtësisë dhe në realizimin e urdhër-arresteve, me synim forcimin e rendit, sigurisë publike dhe sundimit të ligjit”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës më .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo