Arrestohet i dyshuari për plagosjen e dyfishtë në Ferizaj

0%

Policia e ka arrestuar të dyshuarin për sulmin me thikë në qendër të Ferizajt, ku u plagosën dy persona. KALLXO.com nga burime brenda Policisë së Ferizajt se i dyshuari është P.Gj. Dy të plagosurit e sulmit me thikë pranë Postës në bulevardin “Dëshmorët e kombit” në Ferizaj janë jashtë rrezikut për jetë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës .

Njëri prej të plagosurve ishte punëtor i postës, i cili kur ndodhi rasti ishte duke shkuar në punë. Kurse personi i dytë i plagosur, është një i moshuar, i cili pas trajtimit në Spitalin e Ferizajt, është dërguar në QKUK. Dëshmitarët kanë thënë se i dyshuari ka parkuar skuterin në parkun pranë bulervardit “Dëshmorët e kombit, para se ta kryente sulmin me thikë ndaj kalimtarëve të rastit.

I dyshuari sipas tyre kishte të vendosur maskë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo