Kërkohet masa e paraburgimit për 9 të arrestuarit për mashtrim me

0%

Shpërndaje në: Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit për nëntë të dyshuarit për mashtrim me tatime dhe derivate. Në kërkesën e Prokurorisë thuhet se caktimi i masës së paraburgimit është mëse i domosdoshëm dhe i arsyeshëm për zbatimin e suksesshëm të procedurës hetimore.

Prokuroria përmend faktin se mes të dyshuarve ka që kanë lidhje familjare, por edhe se të gjithë mund të komunikojnë lirshëm mes vete po të gjenden në liri, apo të ndikojnë te persona të tjerë.

Prokurori special ka vlerësuar se me lënien në liri të të pandehurve ekziston rreziku që të ndikojnë te njëri-tjetri në mënyrën e deklarimit, me shumë gjasë duke mohuar çdo mundësi të përfshirjes në këtë aktivitet të kundërligjshëm, ose marrëveshjen për të mos u deklaruar fare. Në kërkesë thuhet se të pandehurit F. M. dhe F. M., në bashkëkryerje me të dyshuarin N.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

M., duke e ditur se pasuria e tyre buron nga aktivitetet kriminale të trafikimit me narkotikë, dhe është e fituar me kryerjen e veprave penale, me qëllim të fshehjes së këtyre aktiviteteve dhe burimit të vërtetë të pasurisë, parat e tilla i kanë futur në sistemin bankar përmes biznesit të tyre “PO PETROLL FARIZ” në fshatin Mamushë, ashtu që nga muaji korrik 2021 deri në fund të vitit 2022 nga banka “Credins” në Prizren kanë marrë 4 kredi në shumën e përgjithshme prej 930 mijë euro dhe nga atëherë kanë filluar të deklarojnë qarkullim të madh financiar, nga importi dhe shitja e naftës nga Republika e Shqipërisë, të cilën e kanë transportuar me cisterna me vozitësin – të pandehurin N.

M., ku në të vërtetë cisternat e tyre në Shqipëri ngarkoheshin me gjysmën e sasisë së naftës dhe gjysmën tjetër të ujit, dhe kjo përzierje pastaj kinse ju shesin bizneseve tjera në Kosovë dhe faturohen për tërë sasinë naftë.

E në librat e kontabilitetit të pandehurit regjistrojnë shitje, ndërsa kompanitë tjera blerjet prej tyre fare nuk i regjistrojnë, ashtu që në këtë mënyrë kryejnë fshehjen e origjinës së parave përmes transfereve bankare dhe parat e pista i fusin në sistemin legal financiar. Me këtë kryen veprën “shpëlarje e parave”.

Për të pandehurit S.K. dhe N.B. ekziston dyshimi se duke e ditur se pasuria e të pandehurve F. M. dhe F. M. është e fituar me aktivitetet e kundërligjshme dhe kryerja e veprave penale, nga koha e pavërtetuar, vazhdimisht u kanë ndihmuar të njëjtëve qe ta kryejnë pastrimin e parave të tilla, fshehjen e atyre aktiviteteve dhe burimit të vërtetë të pasurisë së tyre, si dhe ta bëjnë futjen e parave të tilla në sistemin bankar derivateve të naftës ku të pandehurve u kanë lëshuar fatura fiktive kinse për blerjen e derivateve të naftës nga biznesi i tyre “PO PETROLL FARIZ” në fshatin Mamushë, edhe pse kjo nuk ka qenë e vërtetë, çka dëshmohet edhe me transkriptat e bisedave të tyre të dt. 14 dhe .

“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurit F. M. dhe F.M. gjatë ushtrimit të veprimtarisë ekonomike në biznesin e tyre “Po Petrol Fariz” në fshatin Mamushë, në bashkëkryerje me pronarët e biznesit “Standard Petrol sh.p.k.”, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, duke filluar nga muaji Korrik 2021, vazhdimisht kanë kryer kontrabandimin e mallrave duke deklaruar importin e sasive të mëdha të naftës në Kosovë për bizneset e tyre, përmes portit “Porto Romano” të Durrësit, ku kontrabandimin e ka organizuar i pandehuri F.

M. ashtu që në të vërtet mjetet e tyre transportuese në Shqipëri janë ngarkuar me vetëm 20 % të sasisë së naftës ndërsa sasinë e mbetur të naftës i pandehuri F. u ka shitur në mënyrë të kundërligjshme bizneseve në Shqipëri, ashtu që vijën kufitare të Kosovës autobotet e kanë kaluar duke shmangur kontrollin doganor në atë mënyrë që brenda tyre dhoma ndarëse me naftë ka qenë e ndarë nga dhomat tjera, të mbushura me ujë”, thuhet në kërkesën që arsyeton veprën penale “kontrabandimi i mallrave në bashkëkryerje” nga të pandehurit.

Prokuroria ka thënë tutje se ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurit F. M., F. M., K.V. dhe F.V., me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare, kanë vepruar si grup i organizuar, i strukturuar kriminal, në krye të cilit ka qëndruar i pandehuri F.M. i cili i ka organizuar dhe drejtuar veprimet e këtij grupi, ashtu që gjatë periudhës kohore disavjeçare kanë kryer krime të rënda të kontrabandimit të mallrave.

Kështu që, ata kanë kryer veprën penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”. Ndërsa, për D.M., A.M. dhe M.M. ekziston dyshimi se kanë vepruar brenda grupit të organizuar kriminal të drejtuar nga F.M. M.M. ka qenë i angazhuar në transportin, modifikimin e mjeteve transportuese, mbajtjen e kontakteve mes anëtarëve të grupit. I pandehuri D.

M., si pronar i biznesit “Veda 2 Petrol SH.P.K” dhe A. M. si pronar i “Cini Oil SH.P.K” gjatë ushtrimit të veprimtarisë ekonomike, së paku nga janari i 2025 vazhdimisht kanë deklaruar importin e sasive të mëdha të naftës për bizneset e tyre përmes portit “Porto Romano” të Durrësit, ku kontrabandimin e ka organizuar i pandehuri F.

M., ashtu që mjetet transportuese të të pandehurit F., të regjistruara në emër të shtetasve të Shqipërisë, në Shqipëri janë ngarkuar me vetëm 20 % të sasisë së naftës ndërsa sasinë e mbetur të naftës i pandehuri F. u ka shitur në mënyrë të kundërligjshme bizneseve në Shqipëri, ashtu që vijën kufitare të Kosovës autobotet e kanë kaluar duke shmangur kontrollin doganor në atë mënyrë që brenda tyre dhoma ndarëse me naftë ka qenë e ndarë nga dhomat tjera, të mbushura me ujë.

Ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurit F. M., F.M., S. K., N. B., D. M., A. M., M. M. dhe N. M. janë përfshirë në kryerjen e veprave penale nga muaji Janar 2020, konkretisht veprat: Shpëlarja e parave, kontrabandimi i mallrave, pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar.

Burimi: Koha