Ekskluzive | E sulmuan viktimën me gurë dhe fishekzjarrë në “EX-FIS”,

0%

Një konflikt mes disa të rinjve ka përfunduar me lëndime trupore dhe arrestime mbrëmjen e së mërkurës në magjistralen Prishtinë–Obiliq, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës , në parkingun e pompës së derivateve EX-FIS, në fshatin Shkabaj. Sipas kallëzimit të viktimës, A.

B., 29-vjeçar, mosmarrëveshja kishte nisur në parkingun e pompës, ku dy të dyshuarit, Edon Maksuti, 26-vjeçar, dhe Arlind Xhafa, 18-vjeçar, dyshohet se e kanë sulmuar duke e goditur me gurë dhe një fishekzjarrë, me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime në dorë.

Pas marrjes së trajtimit mjekësor, viktima është intervistuar nga Policia, ndërsa edhe dy të dyshuarit janë shoqëruar në Stacionin Policor “Veriu” për intervistim. Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm”, ndërsa ndaj Edon Maksutit dhe Arlind Xhafës është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Të dy janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com