Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se sot ka kryer një bastisje në Qendrën Korrektuese të Dubravës, ku ka gjetur dhe konfiskuar 480 gram substancë të dyshuar, si dhe gjastë telefona mobilë.
Sipas njoftimit, aksioni është realizuar pas informacioneve të siguruara nga Njësia e Intelegjencës Korrektuese (NJIK) dhe në bashkëpunim me Departamentin e Sigurisë së Qendrës Korrektuese të Dubravës.
“Lidhur me rastin janë njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka ndërmarrë veprimet e mëtejshme procedurale dhe ka sekuestruar materialet e gjetura, ndërsa Shërbimi Korrektues i Kosovës ka iniciuar hetimet e brendshme” – thuhet në njoftimin e SHKK-së.
