Shpërndaje në: Anglia udhëton drejt kryeqytetit meksikan për t’u përballur me bashkorganizatoren e Kupës së Botës, Meksikën. “Tre Luanët” do të kenë punë të vështirë në rrugën për ta siguruar çerekfinalen e Botërorit. Anglia të hënën nga ora 2 e mëngjesit me kohën në Kosovë, përballet me Meksikën në kuadër të 1/8 së finales.
Meksika ka avantazhin e fushës dhe mbështetjen e madhe të tifozëve, të cilat e bëjnë shumë të fortë në shtëpi. Meksika i ka fituar të katër ndeshjet e deritashme në Kupë e Botës pa pranuar ende gol. Meksika në kuadër të 1/16 së finales e eliminoi Ekuadorin duke e mposhtur me rezultatin 2:0. Anglia hasi në vështirësi duke fituar ndaj Kongos me rezultatin 2:1.
Anglia ka fituar katër ndeshjet e fundit ndaj Meksikës, një në Kupë të Botës në vitin 1966 dhe tri të tjera në miqësore.
