Ambasada marokene në Francë ankohet për djegien e flamurit

0%

Shpërndaje në: Ambasada marokene në Francë ka paraqitur një ankesë pasi një flamur maroken u “shqye, u dogj dhe u gris publikisht” të shtunën pranë Parisit nga individë “me origjinë algjeriane”, shkruan “L’Equipe”. Ky incident thuhet se ndodhi pas kualifikimit të Marokut në çerekfinale të Kupës së Botës.

“I dënojmë ashpër incidentet serioze dhe të turpshme që ndodhën mbrëmjen e 4 korrikut”, shkruan në deklaratën e ambasadës marokene të hënën. Sipas autoriteteve marokene, incidenti ndodhi pas fitores së Marokut kundër Kanadasë 3:0 në një të tetën e finales të Kupës së Botës.

Burimi: Koha