Dogana e Kosovës ka njoftuar se më , rreth orës , gjatë kontrollit të një automjeti në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit, në bagazhin e veturës ka gjetur 128 palë këpucë të padeklaruara nga ana e drejtuesit të automjetit.
Siç njofton Dogana, këto këpucë janë të markave të mbrojtura, për të cilat i dyshuari nuk ka poseduar dokumentacion që dëshmon origjinën, importin e rregullt apo të drejtën për përdorimin dhe qarkullimin e këtyre produkteve. Dogana ka treguar se mallrat janë ndaluar, dhe sipas tyre, ekziston dyshimi se këto mallra “cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale”.
Në njoftim bëhet e ditur se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme administrative dhe kundërvajtëse ndaj personave që tentojnë t’i fusin ose t’i qarkullojnë mallrat në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Lidhur me rastin, Dogana e Kosovës ka theksuar është iniciuar procedura për kundërvajtje doganore, ndërsa malli është ndaluar për procedura të mëtejshme.
“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës, parandalimin e tregtisë së paligjshme dhe qarkullimit të mallrave që cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale, duke kontribuar në mbrojtjen e konsumatorëve, garantimin e konkurrencës së ndershme në treg dhe mbrojtjen e interesave fiskale të Republikës së Kosovës.” – thuhet në njoftimin e tyre më .
